Mustafa: E keni kot, s’ka zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar opozitën për dialog dhe orientim të vërejtjeve në tavolinë. Në intervistë për “Zërin” Mustafa ka hedhur poshtë edhe kërkesën e fundit të opozitës për zgjedhje të parakohshme.  Sipas tij, zgjedhje nuk do të ketë para vitit 2018

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa ka porositur opozitën që të përgatiten për zgjedhjet e vitit 2018, kur edhe janë të parashikuara me ligj. Në intervistën dhënë “Zërit” ai ka porositur opozitën që ata të punojnë më shumë gjatë kësaj kohe dhe ta bindin qytetarin se ata mund të qeverisin më mirë.

Ndërkohë, Mustafa duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka thënë se vërejtjet e saj janë të qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button