Davutoglu në Serbi për potencialet, mekanizmat dhe projektet për investimet turke

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka mbërritur sot për një vizitë dyditore zyrtare në Serbi, raporton Anadolu Agenncy (AA).

Avioni i kryeministrit Davutoglu ka ateruar në Beograd në mesditë, ndërsa për ta pritur kishin dalë kryeministri serb Aleksandar Vuçiç dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiç.  Delegacioni i kryeministrit të Turqisë përbëhet nga afaristë të shumtë turq të cilët do të jenë pjesë e forumit të punës mes afaristëve turq dhe serb.

Pjesë e delegacionit është edhe zëvendëskryeministri, Yalcin Akdogan, ministri i Jashtëm Mevlut Çavushoglu, ministri për komunikim, detari dhe trafik, Binali Yildirim, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitas dhe ministri i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu.

Kryeministri i Turqisë në Serbi po qëndron me ftesë të homologut të tij serb, ndërsa pritet nënshkrimi i disa marëveshjeve ndërshtetërore nga lëmi i arsimit, shëndetësisë, riparimi i objekteve kulturore-historike etj.

Mes tjerash, Davutoglu dhe Vuçiç do të bisedojnë edhe për çështjet rajonale dhe globale.

Nën patronazhin e Halkbank SH.A Beograd dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Serbisë, sot në Beograd do të mbahet Forumi Serbo-Turk i punës në të cilin do të marrin pjesë krerët e të dy shteteve, ndërsa në të pritet që të prezantohen potencialet, mekanizmat dhe projektet për investime turke në Serbi.

Davutoglu do të marrë pjesë edhe në hapjen e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” në Beograd, ndërsa të martën do të vizitojë edhe Novi Pazarin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button