Shqetësimet duhen adresuar nga dy palë

[Recension: Skandal: “Direktorka” aktiviste e BDI-së, ndan diplomë në gjuhën maqedonase? – FOTO]

Gazetaria është pushtet i katërt e cili ka për detyrë të vështrojë parregullsitë në gjitha pushtetet tjera. Roli i gazetarëve është që të ngrejë shqetësimet, por ato duhet t’i trajtojnë në formë profesionale dhe sipas rregullave gazetareske. Shqetësimet e gazetarit me doemos duhet adresuar nga pushtetet.

Skandal “Direktorka” aktiviste e BDI së screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Skandal: “Direktorka” aktiviste e BDI-së, ndan diplomë në gjuhën maqedonase? – FOTO”

Data dhe koha e publikimit: 23.12.2015

Data e recensionit: 23.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në lajmin që po recensojmë, gazetari me të drejtë denoncon, por pa të drejtë ofendon . Për ta trajtuar çështjen ashtu siç i takon gazetarit, autori duhej të kërkonte qendrim nga drejtoresha e përfolur në tekst, për të qartësuar dilemat se përse diplomat jepen në gjuhën jo amtare të nxënësit.

… drejtoreshë (direktore) e bibliotekës së qytetit të Tetovës ndau çmimin Lexuesi më i mirë i vitit 2015. Ky çmim i është ndarë një nxënësi/e shqiptarë (që vërehet nga mbiemri, shiko foton poshtë), mirëpo është në gjuhën maqedonase. Akti i drejtoreshës, që përndryshe është aktiviste e shquar e Forumit të Gruas në BDI, ka revoltuar qytetarët dhe ka “ndezur” rrjetet sociale.

Çfarë është “ndezur” në rrjetet sociale, nuk është bazë për lajm, aq më tepër kur dëshmi për revoltë merret vetëm një qytetar. Gazetari duhet të raportoj i balancuar dhe duke mos favorizuar njërën ose palën tjetër. Parimi baze eshte: secili ka te drejte te shpjegohet. Keshtu gazetari del i balancuar edhe atehere kur duket se “mbron” dike.

“Turp oj ti “direktore” a e din sa shqiptar jetojnë në Tetovë dhe a e din se ju duhet të hyni në burg sepse e keqpërdorni gjuhën shqipe që me ligj është gjuhë zyrtare në FYROM”, ka komentuar një lexues këtë skandal të drejtoreshës (direktorkës) Reshiti.

Kodi etik i gazetarëve, përcakton  qartë se gazetari duhet të bëj dallim mes fakteve dhe mendimeve personale.

Neni 11, pika VI: “Gazetari është përgjegjës edhe për fjalën e bashkëbiseduesve, sepse përmes tij ato qëndrime dalin ne opinion, prandaj është i obliguar t’i parafrazojë ose të distancohet nga fjalori ofendues, promovimi i stereotipeve ose diskriminimit”.

Përzierja e çështjeve nuk është profesionale. Gazetari duhet ta dijë se partite nuk i kane punësuar kuadrot të shkelin ligjin (nëse ka shkelje në këtë rast) dhe se për çfardo keqpërdorimi të pozitës, përgjegjësia i takon personit i cili gëzon funksion publik. Me këtë rast, fotografia e bashkëngjitur në fund të tekstit, është jo etike, kjo për shkak se në të paraqiten dhjetëra persona të tjerë, të cilët për publikun janë të panjohur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button