Qeveria Rajonale Kurde në Irak përgënjeshtron Rusinë në lidhje me pretendimet për DAESH-in

Kifah Mustafa, këshilltari i parë i presidentit të vetëqeverisjes kurde në Irakun Verior, Mesut Barzanin, pohon se pretendimet ruse mbi shitjet e naftës së terroristëve të DAESH-it në Turqi janë të pabaza, dhe se kolona e çisternave në kufirin irakiano-turk të fotografuara nga satelitët ruse transportin naftë nga qeverisja kurde e Irakut të Veriut drejt Turqisë. Sipas tij kjo nuk i përket DAESH-it ashtu sikurse pretendon Moska, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pretendimet ruse se çisternat e DAESH-it transportojnë naftën e tyre nëpër rajonet kurde drejt Turqisë janë të pabaza. Imazhet satelitore, për të cilat ushtria ruse pretendon janë në fakt çisternat tona që transportojnë naftë bruto përmes kalimit Ibrahim Halil Habur në portin turk të Ceihanit në kufi “, ka thënë Mustafa.

Duke theksuar se të gjithë, duke përfshirë edhe Rusinë, janë të vetëdijshëm se sa përpjekje është bërë nga qeverisja kurde e Irakut të Veirut në luftën kundër terroristëve të DAESH në rajon, Mustafa tha se forcat Peshmerge kurde e kanë të përditshme luftën kundër terroristëve dhe se është e pakonceptueshme që në këtë situatë të lejohet transportimi i naftës së DAESH-it nëpër territorin e tyre.

Ushtria ruse dy ditë më parë publikoi imazhet satelitore të cilat tregonin 12,000 tankerë në qytetin e Zakho dhe pretendoi se këto çisterna trasportojnë naftën e DAESH-it drejt Turqisë. Ankaraja zyrtare ka hedhur poshtë më parë pretendimet e Moskës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button