Tragjedia në Detin Egje, në mesin e viktimave edhe 11 fëmijë

Roja bregdetare turke ka gjetur në Izmir edhe dy trupa të pajetë të emigrantëve të cilët në mëngjesin e së premtes u mbytën në afërsi të vendit Dikili, pas së cilës numri i emigrantëve të mbytur u rrit në 20, raporton Anadolu Agency (AA).

Më parë është bërë e ditur se në mbytjen sotme të anijes në afërsi të Dikilit, kanë humbur jetën 18 emigrantë, të cilët në mënyrë të paligjshme tentuan të kalojnë në Greqi, në mesin e të cilëve ishin gjashtë fëmijë.

Por, më pas është konfirmuar se në mesin e 20 të mbyturve ishin 11 fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Zhytësit, dy helikopterë dhe dy anije të rojës bregdetare kanë kërkuar emigrantët e mbetur, por për ta ishte shumë vonë.

Emigrantët thanë se në anije ndodheshin 41 persona, por ekipet e rojës bregdetare vendosën të vazhdojnë aksionin e shpëtimit për një periudhë të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button