Banorët e Pollogut, më të varfrit në Maqedoni

Maqedonia vazhdon të ketë zhvillim të pabarabartë rajonal. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e zyrtare për citin e kaluar, sipas të cilave, banorët e rajonit të Shkupit kanë në vit 5673 euro prodhim të brendshëm bruto për kokë banori, ndërsa banorët e rajonit të Pollogut me 1929 euro për kokë banori kanë prodhimin më të ulët të brendshëm në Maqedoni. Kjo me fjalë të tjera do të thotë se rajoni i Shkupit është gati tre herë më i zhvilluar se sa ai i Pollogut, shkruan gazeta Koha.

Gjithashtu me prodhim të ulët të brendshëm për kokë banori dallohen edhe rajoni Verilindor me 2462 euro dhe rajoni Jugperëndimor me 2906 euro për banor. Në Pellagoni, PBB-ja për kokë banori është 3.955 euro, në rajonin Juglindor është 4.333 euro, në rajonin e Vardarit është 4.371 euro dhe në atë Lindor është 3.689 euro. Sipas ekspertëve ekonomik dhe një prej institucioneve që kanë përgjegjësi për zhvillimin e barabartë rajonal, nevojitet të zbatohet në praktikë Ligji për zhvillim të barabartë rajonal me qëllim që edhe rajonet që ngecin pas Shkupit, të zbusin dallimet e mëdha ekonomike që ekzistojnë në zhvillimin e tyre.

“Në favor të zbutjes së dispariteteve të zhvillimit midis rajoneve të ndryshme në Maqedoni, vetëm nevojitet të respektohet Ligji për zhvillim të barabartë rajonal që përcakton ndarjen e 1 përqindëshit nga Prodhimi i Brendshëm Bruto. Aktualisht këto mjete ndahen, por kalojnë në ministri të ndryshme ku nuk respektohet Indeksi i zhvillueshmërisë së rajoneve. Këto mjete konform Ligjit që përmendëm më lartë duhet të ndahen nga ana e Këshillit rajonal për zhvillim, ku bëjnë pjesë Byroja për zhvillim rajonal, tetë rajonet planifikuese dhe tetë ministritë përkatëse”, thotë drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal, Xhemail Elmazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button