Eksplodim në Aeroportin e Stambollit (Video)

Një eksplodim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Stambollit. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00.

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi në avionin e kompanisë ajrore Pegasus sipas zyrtarëve aty ky incident nuk ka prishur fluturimin e rregullt të aeroplanëve tjerë.

Shkaktari i shpërthimit nuk dihet, por policia është duke hetuar nëse ka lidhje me ndonjë sulm terrorist.
Media lokale ka raportuar që dy pastrues gjendeshin ne bordin e aeroplanit në kohën kur ndodhi shpërthimi, duke çuar në spekulime se një mjet shpërthyes ishte në bordin e aeroplanit.
Agjencia shtetërore Anadolu ka thënë se policia e armatosur me xhaketa mbrojtëse ka siguruar hyrjet e aeroportit pas shpërthimit, duke kërkuar për automjete në zonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button