Egjipt, vazhdon protesta në Ez’her

Dhjetëra mijëra studentë që sapo janë regjistruar në Universitet kanë braktisur studimet e tyre dhe kanë dalë në protesta, duke ngritur katër gishtërinjë në kujtim të mijëra demonstruesve të vrarë në mes të gushtit.

Studentët e Al – Az’harit brohorisnin parulla kundër imamit Ahmed el- Tayeb, i cili doli në mbështetje të përmbysjes së presidentit të parë demokratik të Egjiptit, Muhamed Mursi, transmeton mesazhi.

Studentët rrethuan selinë e Universitetit duke brohoritur parulla kundër Tayeb dhe ministrit të Mbrojtjes Abdel- Fatah al- Sisi, ndërsa ky i fundit njihet si “arkitekti” i largimit të Mursit.

Në një deklaratë për shtyp, grupi studentor “Studentët kundër grushtit të shtetit”, bënë thirrje për lirimin e studentëve të arrestuar gjatë protestave të djeshme.

Të paktën 41 studentë u arrestuan të dielën gjatë protestave jashtë universitetit, ku nuk munguan as përleshjet me policinë dhe sulmet me gaz lotsjelles dhe plumba gome nga ana e forcave te sigurise.

Lajme të ngjashme

Back to top button