OKB: Numri i refugjatëve në Uganda ka arritur në 511 mijë

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se numri i refugjatëve dhe azilkërkuesve në Uganda, të cilët kanë shkuar nga Burundi, Sudani Jugor dhe Republika Demokratike e Kongos e ka tejkaluar shifrën gjysmë milion, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën të bërë nga Komisioneri i Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), theksohet se numri i refugjatëve të arritur në Uganda është 511 mijë. Gjithashtu në deklaratë thuhet se Uganda është rajon i sigurtë për refugjatët.

Zyrtarët nga Uganda theksuan se me tejkalimin e shifrës gjysmë milion, është arritur numri më i madh i refugjatëve në histori.

Lufta civile në Sudanin Jugor, pasiguria politike në Burundi, gjendja politike dhe ekonomike në Republikën Demokratike të Kongos janë shkaqet të cilat bëjnë që të rritet numri i refugjatëve në Uganda.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button