Ministrat shqiptarë, shefat maqedonas!

Edhe 15 vjetë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi i shqiptarëve në pozitat kyçe nëpër ministri, lë për të dëshiruar. Edhe në ministritë të cilat janë të drejtuara nga kuadro të partisë shqiptare në pushtet, drejtuesit e sektorëve janë në numër të vogël, ndërsa edhe më keq është situata me numrin e këshilltarëve shtetërorë.
Nëse njeriu i parë i Ministrisë së Drejtësisë është kuadër shqiptar, ai nuk mund të mburret aspak me përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në këtë ministri. Prej gjashtë sekretarëve shtetërorë, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar. Në të njëjtën ministri nuk ka as shqiptarë udhëheqës të sektorëve.

Të kontaktuar nga TV21, nga Ministria e Drejtësisë thonë se në këtë ministri 34 përqind janë shqiptarë. Prej  atje thonë se përfaqësimi është i drejtë, por jo edhe adekuat. Ata thonë se 5 sektorë janë pa udhëheqës për shkak të mosdhënies së pëlqimin nga Ministria e Financave për plotësimin e këtyre vendeve.

Edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të cilën e drejton Abdilaqim Ademi,  situata me udhëheqësit e sektorëve nuk është më e mirë. Këshilltari shtetëror, Safet Neziri thotë se përfaqësimi i shqiptarëve në këtë ministri është 32 përqind, kurse nuk harroi të cekë edhe tre këshilltarët shtetërorë.

“Ne udhëheqim Arsimin e lartë, udhëheqim shkencën, udhëheqim arsimin e mesëm, revizionin e brendshëm, por gjithashtu mos të harrojmë i kemi edhe tre këshilltarë shtetëror”, tha Safet Neziri.

Por, faqja zyrtare e ministrisë, nëse është për t’i besuar, e përgënjeshtron Nezirin. Sipas asaj që qëndron në faqe, Sektori për arsim të mesëm udhëhiqet nga Biljana Aleksoska Treneska, kurse ai për shkencë nga Aleksandar Tutnovski, përveç sektorit për arsim të mesëm dhe sektorit të  shkencës, sektori për financa, sektori për ndihmë të ministrit, sektori për punë juridike-normative dhe sektori për çështje të Bashëkimin evropian, të gjithë udhëhiqen nga kuadro të VMRO-DPMNE-së.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button