Poposki: Në kontestin me emrin na ndajnë male me Greqinë

“Takimet me autoritetet greke më së shpeshti na lidhin për kontestin e imponuar të emrit dhe në raport me këtë problem, si në aspekt gjeografik ashtu edhe në qëndrime, mes palëve me të vërtetë ekzistojnë male”, kështu deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Poposki, pas takimit të tij me homologun grek, Nikos Kotzias. Ai theksoi se qëndrimet mbi çështjen e emrit duhet të jenë reale, me qëllim që të mos gënjehet opinioni me pritje të rrejshme, njofton RTV2.

Greqia kërkon kompromis të sinqertë, i cili do të arrihet nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë ministri i Jashtë grek, Kotzias.

“Kërkojmë kompromis të sinqertë, i cili do të luftojë kundër iredentizmit dhe nacionalizmit ekstrem nga të dyja palët, i cili do të kontribuojë për përmirësimin e së ardhmes tek të dyja palët. Siç e dini, negociatat për emrin udhëhiqen nën Kombet e Bashkuara dhe për këtë konkluzat nuk shpallen”- tha shefi i Diplomacisë greke, Nikos Kotzias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button