“Pse kemi ardhur, si kemi ardhur dhe ku do të shkojmë”

Gjatë dy javëve të fundit nuk e kisha parë zotin Bauhman. Unë e shihja çdo ditë ose e takoja, duke ecur. Ai mbante një regjim dhe disiplinë të rreptë, Çdo dite, gjysmë ore në mëngjes dhe në mbrëmje bënte shëtitje në natyrë. Banonim në një pallat, kurse zoti Bauhman banonte në katin e dytë. U ngjita shkallëve, i rashë ziles, për një çast e hapi derën. Ai kishte një trup të madh saqë e bllokoi derën. U përshëndetëm dhe e pyeta se si jeni me shëndet. Me zërin e thatë mu përgjigj, kam qenë i sëmurë, urdhëroni hyni, mjeku më ka këshilluar të mos dal jashtë, kur është ftohtë, pasi unë vuaj nga migrena. Zoti Bauhman, i ulur ballë për ballë në karrige dhe këmbë përmbi këmbë. Në këtë planet kam jetuar shumë, afër një shekull, pohoi me kokë. Vdekjen e kam pritur qëmoti. Por, zoti Bauhman akoma jeni vital sipas moshës!

A i frikësoheni vdekjes Zoti Bauhman?

Pyetje e qëlluar, tha! Nuk frikësohem prej vdekjes, nuk e urrej vdekjen, vdekja edhe pse është e hidhur, ajo është aleatja më e ngushtë e njeriut. Mark Aureli, stoic, dhe Perandori Romak thoshte, për vdekjen, unë të kam pritë dhe nuk të urrej, për mua je sublime dhe e mirëseardhur.

Zoti Bauhman, a e duroni vetminë, pasi ne në Ballkan akoma jemi shoqëri tradicionale dhe patriarkale?

Vetmia është fati i gjithë njerëzimit në Perëndim. Kjo mund ta plagosë individin, si të keqen më të vogël. Në moshën e thyer, për individin është e natyrshme vetmia, ajo kthehet në një instinkt. Jeta aktive ka mbaruar, gjeneratat që i përkasim kanë vdekur. Tani kënaqësinë e botës e gjen te vetmia. Të jetosh gjatë, duhet të jesh hero dhe të luftosh me jetën. Pas shpinës sime, ishte një vitrinë, kishte disa vepra të seleksionuara. Zoti Bauhman u ngrit dhe mori një libër, ishte një vëllim i Millit, e hapi librin dhe në një pasazh, filloi të lexojë: “Pasi kemi konsumuar jetën, më në fund, vjen bezdia, mërzia, jeta e zbraztë vrastare, pagjumësia dhe agonia. Por keni kurajo se më në fund vjen lumturia, lumturia e fundit është vdekja”. Pra, unë pres lumturinë e fundit, tha Zoti Bauhman.

Zoti Bauhman ishte duke përgatitur kafenë, në hollë, një dhomë e vogël, rrëmujë e mbushur me libra. Në sallon njëra anë e murit, vitrina përplot e mbushur me libra, veprat e Gëtes, Kanti, Hegeli, Artur Shopenhauri, Fridrih Niçe. Në anën tjetër ishte Kapitali i Marksit, Dostojevki, dhe shumë vepra të tjera. Duke gjurmuar unë, Zoti Bauhman solli kafetë. Duke parë se jam i etshëm dhe pasionues ndaj filozofëve gjerman, ai mu drejtua. Zgjedhni çfarë ju dëshiron shpirti! Ai e ngriti gotën me ujë dhe tha: Niçe shkruan: Ishin dy personalitete madhështore që ndryshuan shekullin e nëntëmbëdhjetë, ndaj shekullit tetëmbëdhjetë, ishte Napoleon Bonaparti dhe Gëte. Xhaxhai im ka qenë student i Niçes, në Bazel. Kur isha i ri, xhaxhai më tregonte për profesorin e tij. Ai thoshte se Niçe kishte lindur para kohe. Kur me një shokun tim student, vizituam profesorin, ai ishte i shqetësuar.

Ai na tha, që më akuzonin se jam, anti-krisht, anti-feminist dhe anti-semitist. Niçe rrëfen, jetoje këtë jetë, pasi kjo jetë është e përjetshme dhe të vdesësh në kohën e duhur. Në moshën e thyer Çërçilli kishte përsëritur frazën e Niçes, në karrocën e tij ai rrëfente, koha e duhur për të vdekur, por siç duket më ka harruar, në fund e di që do të shkoj tek Zoti, por nuk e di se a do të takohet Zoti me mua, thoshte Çërçilli. Çërçill duke u vozitur me taksi nëpër rrugët Avenu të Nju-Jorkut, ai për një qime floku i shpëtoi atentatit. Sikur të kishte vdekur në atë kohë, Hitleri më në fund, do ta pushtonte edhe ferrin, tha Zoti Bauhman. Zoti Buhman, në pjesën e djathtë të vitrinës ku ishin të gjitha veprat e Gëtes, shkoi dhe nxori një libër, ishte “Divani i lindjes”. Edhe Gëte ka qenë anti-krisht, por jo ateist. Gëte kishte një thënie të bukur “Zoti i stolisur në kryq, është mëkat dhe mallkim është trillim dhe blasfemi”. Ai ka qenë admirues i Profetit Muhamed, sikurse Dante Aligeri, Dostojevski, Tolstoi dhe Pushkini. Gëte thoshte se unë do ta besoja krishtin si Profet, e jo si Zot. Për shumë historian dhe marksist, ka ngelur tabu një maximë e Marksit. Para vdekjes rrëfente Marksi, unë jam skeptik, unë dyshoj për çdo gjë, kam frikë se do të më shpallin hyjnor, dhe më në fund Marksin e shpallën hyjnor.

Zoti Bauhman, unë nuk ju kam pyetur asnjëherë se a jeni një krishter i devotshëm ose ateist?

Unë jam skeptik, nuk e besoj metafizikën spekulative, por as evolucionin darvinist, të dyja e kanë origjinën e njëjtë, janë bërthamë dhe doktrinë e dogmatizmit. Unë jam agnostik besoj në spiritualen. Nuk kemi ardhur në këtë planet të bukur rastësisht, por ekziston shkakësi. Njerëzimi në këtë planet nuk do ta zbulojë kurrë shkasin, edhe miliona vite që do vijnë. Nuk do ta zbulojë as shkenca “se si kemi ardhur, pse kemi ardhur, dhe ku do të shkojmë”. Shkova ta vizitojë Zotin Bauhmanin në spitalin Sant Gollen, u ngjita shkallëve, dhoma numër 10. Kur hyra në dhomë, pranë dritares ishte krevati ku ishte shtrirë Zoti Bauhman. Çuditërisht në fytyrë ai duket i njomë.

Si ndiheni Zoti Bauhman?

Me një zë të hollë dhe të thatë, pohoi me kokë, mirë! Ai tha që në fund jam dorëzuar tek mjekët e vdekjes. Sikur donte të përsëriste fjalët dhe frazën e Xhejms Stjuart Millit “Lumturia e fundit është vdekja”. Në fund e përqafova, u përshëndetëm, ishte përshëndetja e fundit, dhe lamtumirës së fundit në këtë botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button