QMBI mbështet protestat kundër ndotjes së ajrit në Tetovë dhe Shkup,

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) shprehë shqetësimin e vet në lidhje me ndotjen gjithnjë e më të madhe dhe të padurueshme të ajrit pothuajse në tërë vendin, posaçërisht ndaj helmimit kronik që po u bëhet qytetarëve të Shkupit, të Tetovës dhe Pollogut në përgjithësi.

“Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar dhe papërgjegjësinë shtetërore, QMBI mbështet fuqishëm protestat e paralajmëruara kundër ndotjes së ajrit në Tetovë e Shkup, dhe fton anëtarësinë e vet dhe të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare ose partiake, që të ngrenë zërin për një ambient më të pastër dhe për një jetë më dinjitoze, sepse helmimi që vjen nga Jugohromi dhe ndotësit tjerë industrialë nuk dallon njerëzit nga kombësia ose nga feja, e as për nga preferencat partiake dhe politike”, thuhet në njoftimin e QMBI.

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë

Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button