Ende asnjë rast i shqiptarëve në duart e prokurores speciale, Janeva

Asnjë nga tre rastet më të ndjeshme të shqiptarëve, e të cilët kanë kontribuuar në humbjen e besimit në drejtësi dhe polici, nuk është gjendur në duart e Prokurorisë Speciale. “Sopoti”, “Monstra” dhe “Lagja e Trimave” e Kumanovës nuk do të jenë në mesin e 34 lëndëve, të cilët Prokuroria Speciale një ditë më parë informoi se janë përfshirë në ingerencat e saja, njofton Koha.

Në duart e Prokurores Speciale, Katica Janeva, aktualisht janë vetëm lëndët të cilët LSDM i ka kërkuar për hetim. Edhe pse për rastin e Sopotit, edhe pse janë publikuar përgjime, zyra e Janevës nuk është shprehur akoma për këtë lëndë, ndërkohë që megjithëse ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për rastin “Monstra”, Janeva tani për tani ka vendosur të mos shqyrtohet ky rast, njëjtë sikurse rastin i Kumanovës.

Lexo më shumë: Janeva prononcohet: Ekipi i saj do të hetojë 34 lëndë

Lexo më shumë: Jashari: Prokurorja, Janeva duhet t’i merr të gjitha rastet për të cilat ka indikacione ­

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button