Lajm i humbur në përkthim dhe pa fakte

[Skandaloze, letërnjoftimet në Fokus kanë qenë manipulim]

Tekst është i marrë nga mediat maqedonase pro qeveritare me përkthim të dobët, që ia ka humbur gjithë ngjyrimin profesional këtij teksti. Teksti që po recensojmë aludon në hedhjen poshtë të një hulumtimi të bërë kohë më parë nga gazeta “Fokus” e cila pohonte se ka gjetur mbi 100 letërnjoftime të falsifikuara të cilat janë përdorur në zgjedhje.

Skandaloze letërnjoftimet në Fokus kane qenë manipulimLinku për te artikulli origjinal: Skandaloze, letërnjoftimet në Fokus kane qenë manipulim

Data dhe koha e publikimit: 09.12.2015

Data e recensionit: 10.12.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Ky lajm mund të jetë i saktë, por mund të jetë edhe i pasaktë, ende nuk ka qëndrim zyrtar nga ministri i ri Oliver Spasovski se a janë përdorur letërnjoftimet për votim në zgjedhje.

“Në bazë të urdhërit nga prokuroria publike është siguruar emaili bashkë me dokumentacionin nga KSHZ. Nga ajo që është parë në email është vërtetuar se asnjë nga 105 letërnjoftimet e falsifikuara nuk është përdorur për votim”

Ky paragraf nuk shpjegon asgjë konkrete. Kush është ai e-mail që është siguruar? Cilat janë ato dokumentacione të KSHZ-së, kush e ka vërtetuar se letërnjoftimet nuk janë përdorur për zgjedhjet?

Teksti shkon edhe më tej duke pohuar se qëllimi i hulumtimit të “Fokus”-it ka qenë që të vërtetojë humbjen e  LSDM-së në zgjedhjet e kaluara. Përkufizimi është konfuz. Autori lë hapësirë që fjalia e tij të merr dy kuptime.

“Sipas asaj që theksonte Fokus, kjo ka qenë një pjesë e 30 mijë letërnjoftimeve që janë keqpërdorur për votime. Fokus ka dal me storien për falsifikim të pasaportave me të cilat duhej që të vërtetohet humbja e LSDM në zgjedhjet e kaluara”

Konfuziteti vazhdon edhe në paragrafin në vazhdim. Edhe njeriu që çdo ditë përcjellë ndodhitë, lajmet nuk mund të kuptojë qëllimin dhe kuptimin e këtij teksti.

 “Gjithashtu sic lajmërojnë mediat maqedonase janë bërë vërtetime edhe në sistemin e sigurisë së kufijëve. Me urdhër të prokurorisë është bërë dhe vërtetimi i komunikacionit të drejtësisë gjatë hapjes së firmave”

Autori në fund ngre dyshimet se kush i ka falsifikuar këto letërnjoftime dhe për çfarë qëllimi por më pas pohon se  “Fokus dhe ministri Spasovski kanë vërtetuar se ato janë keqpërdorur për zgjedhje”.  Ku qëndron ai vërtetim? Ku janë dëshmitë? Ku është citati ose deklarata e ministrit ?

Gazetari nuk duhet të shkruajë me informata “të mjegulluara”. Duhet të jetë i qartë si dita. Sidomos në kësi raste kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorime të tilla procedura për vërtetësinë e të cilave ende vazhdon. Vendimin do ta marrin organet kompetente dhe jo gazetari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button