John Kerry viziton Moskën si turist, rusët e ndalojnë në rrugë (Video)

“SHBA’të janë të gatshme të bashkëpunojnë me Moskën”, u ka thënë Kerry gazetarëve në përfundim të takimit me presidentin rus Putin dhe ministrin e Jashtëm, Lavrov.

Ai theksoi se kanë pasur një ditë produktive dhe diskutimet kanë qenë konstruktive.

Para takimit zyrtar, Kerry është kapur nga kamerat teksa shijonte qendrën e Moskës si një turist i thjeshtë, duke blerë suvenire.

Një grup vendasish i janë afruar për ta përshëndetur. Mes tyre, një djalë i vogël e ka pyetur se çfarë do të donte t’u uronte rusëve. Por vështirësia e djaloshit për t’u shprehur saktë në anglisht e ka bërë Kerry-n të pyesë disa herë për atë që po i kërkohej të thoshte.

“Më fal, anglishtja ime mund të mos jetë dhe aq e mirë”, i thotë djali.

“Sigurisht që është shumë më e mirë se rusishtja ime”, i përgjigjet Kerry.

“Dëshiroj që populli rus dhe ai amerikan të jenë miq të mirë dhe vendet tona të ecin krah njëri-tjetrit në paqe”, ka thënë Kerry pasi ka kuptuar pyetjen.

http://www.dailymotion.com/video/x3i8m81_kerry-moske_news

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button