Shkup, ndotja e ajrit, deputetet shqiptare me komente të ashpra dhe ofenduese (VIDEO)

Në parlamentin e Maqedonisë të hënën u diskutua në lidhje me ndotjen alarmante të ajrit, në disa pjesë të Maqedonisë, posaçërisht në rajonin e Tetovës. Deputetja e PDSH-së, Merale Ferati nga PDSH ka akuzuar BDI-në për helmim të qytetarëve ndërkaq deputetet Shpresa Hadri dhe Kaltrina Azizi i kanë replikuar asaj.
Ajo që bie në sy është niveli i ulët i komunikimit mes këtyre deputeteve me kualifime dhe fyerje personale.
“Kush është më tetovare se tjetra, kush është nënë, kush gabon emrat” pyetje që devijojnë gjith debatin. Tragji-komedia qëndron në faktin që përderisa Azizi (BDI) replikon Feratin (PDSH) duke i thënë se nuk e di emrin e ministrit të ekologjisë, Nurhan Izairi deputetja Hadri e thotë me gabim mbiemrin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button