Amerika e Rusia nisin bisedimet për Sirinë

Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry po qëndron në Moskë për të zhvilluar bisedime në mënyrë që të bëhet zgjidhje për situatën në Siri, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Para takimit me Ministrin e Jashtëm të Rusisë , Sergei Lavrov, Kerry ka thënë se shpreson që të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Më vonë ai do të takohet me Presidentin Vladimir putin, përderisa të dyja vendet po tentojnë që të gjejnë hapësirë që të dyja shtetet të flasin për planet e tyre.

Amerika dhe Siria kanë mospajtime të mëdha se cili duhet të jetë roli i presidentit sirian Bashar Al-Assad në periudhën e tranzicionit.

Amerikanët po thonë se Bashar Al-Assad duhet të heqë dorë nga pushteti, kurse Rusia mendon se sirianët duhet të vendosin për fatin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button