Atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali

Një atentat me armë zjarri është verifikuar në një bar në qytetin e Milanos, në Itali, ku pre e plumbave kanë rënë dy shtetas shqiptarë.

Sipas njoftimeve të mediave italiane, një nga personat në fjalë, 26 vjeç dhe me precedentë penalë, ka humbur jetën në spital, transmeton Top Channel.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të së hënës në lagjen Piotello, ku personi tjetër ka mbetur i plagosur.

Ky i fundit rezulton një 30-vjeçar punonjës i lokalit e që për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, të shtënat kanë ardhur nga dy persona. Mbi ngjarjen hetojnë karabinierët e qytetit verior të vendit fqinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button