Putin dhe Erdogan anulojnë takimin e tyre

Një takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, u anulua për arsye të marrëdhënieve të tensionuara pasi aviacioni turk rrëzoi një bombardues rus muajin e kaluar, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit.

Ishte planifikuar që Putin të priste të martën homologun e tij turk, në një takim dypalësh, transmeton Klan Kosova.

“Kjo nuk do të ndodhë”, deklaroi për mediet zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Më 24 nëntor, aviacioni turk rrëzoi një bombardues rus pranë kufirit sirian. Sipas palës turke, avioni kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, ndërsa rusët pretendojnë se ai nuk hyri asnjëherë në territor turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button