Poposki për “Katimerinin”: Maqedonia ka bërë shumë kompromise në lidhje me emrin

Në lidhje me dallimet rreth emrit kemi ndjenjë të thellë se kemi bërë shumë kompromise, siç janë ndryshimi i Kushtetutës, flamuri, pranimi i emrit të përkohshëm ofendues në KB… Nga ana tjetër, lista e lëshimeve të dëshiruara duket e pakufizuar, ndërsa detyrimet paraprake të mos na pengojnë në NATO dhe në BE, janë harruar, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në intervistën për “Katimerinin”.

“Sqarimi, zakonisht është: ne jemi në klub dhe ju dëshironi të inkuadroheni. Do ta paguani çmimin, ndërsa në pikëpamje të çmimit, qielli është kufi. Sinqerisht, ne nuk dëshirojmë të kemi një kontest kaq absurd me fqinjin, me të cilin kemi interesa të njëjta strategjike. Ky është shkaku pse marrim pjesë në proces. Megjithatë, për epilog të suksesshëm duhet të na jepet përshtypja se nuk e kërkoni edhe shpirtin tonë. Edhe ne edhe ju jemi popull krenar”, deklaroi Poposki, duke shtuar se “fati i më të fuqishmit (që është në klub) nuk duhet të kërkohet mbi kurrizin e fqinjit”.

Në lidhje me bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me krizën me emigrantët dhe refugjatët, shefi i diplomacisë thotë se dy vendet kanë qëllim të përbashkët dhe se komunikimi është përmirësuar.

“Në afat të shkurtër, qëllim i Greqisë është që t’i transferojë të gjithë emigrantët sa më shpejt që është e mundur në Evropën Veriore, që do të thotë përmes Maqedonisë. Logjika është se potenciali i Greqisë nuk ishte i kufizuar, ndërsa fluksi në ishuj është i vazhdueshëm. Këtë e kuptojmë. Detyra jonë megjithatë nuk është që të pranojmë më shumë se ato që mund t’i regjistrojmë dhe t’u sigurohet transport human dhe i sigurt përmes Korridorit evropian”, thotë Poposki dhe shton se që kjo të funksionojë, duhet të ketë përpjekje më të mëdha nga ana e Greqisë për regjistrimin e refugjatëve dhe emigrantëve dhe përgjigje evropiane, e cila mund të zbatohet në lidhje me trendet afatgjate.

“Në kufirin tonë lihen emigrantët ekonomikë që ta gjuajnë me gurë policinë e Maqedonisë nga territori grek, pa u ndërmarrë kurrfarë masash që të parandalohen tentativat e tyre që në mënyrë të pakontrolluar të hyjnë në Republikën e Maqedonisë. Kjo është e pakuptimtë. Kjo nuk duhet të ndodhë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, i cili të enjten do të qëndrojë për vizitë në Athinë. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button