Merkel: Kriza e emigrantëve test historik për Europën

Në lidhje me krizën e emigrantëve që ka përfshirë gjithë globin, zonja e hekurt Angela Merkel, nuk ka ndaluar së komentuari për veprimet e mëtutjeshme që duhet ndërmarrë Bashkimi Europian për trajtimin e ‘’mysafirëve’’ azilkërkues.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjendjen e migrantëve e ka përshkruajtur si ‘’test historik’’ për gjithë Europën, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë pas këtyre deklarimeve ajo bëri të ditur që në krahasim me numrin apo fluksin e madh të emigrantëve ata do të reduktohen, hap ky që ishte paralajmëruar nga disa anëtarë të partisë kohë më parë.

Sipas Qeverisë së Gjermanisë, rezultatet e zyrtarëve tregojnë që ky shtet pret më shumë se 1 milion refugjatë vetëm gjatë 2015’ës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button