Këshilli Opozitarë në Llabënishtë: Të bëhemi opozitë e së keqes, indiferenca na bën bashkëfajtorë

Sonte Këshilli Opozitarë ka qëndruar në Llabënisht ku është realizuar një tribunë e hapur me banorët e kësaj ane, me ftesë të organizatave joqeveritare. I pari foli anëtari i Lidhjes së Diasporës Shqptare, Arjanit Hoxha i cili tha se gjithkush nga ne por edhe llabunishtarët duhet të bëhen Opozitë e së keqes, sepse ata që rrinë dhe shikojnë nga anësh dhe nuk ndërmarrin asgjë për të ndihmuar për të dalë nga kjo krizë e thellë morale dhe politike, edhe ata indirekt e përkrahin të keqen.

“Vendet ku jetojmë ne ende nuk kanë kanalizime, kemi shkolla të shkatërruara, rrugë me gropa, kurse politikanët tanë nuk mbajnë asnj përgjegjësi të vetme, prandaj të gjithë duhet të bëhemi opozitë e kësaj të keqe, për të dalë njëherë e mirë nga kjo krizë e thellë politike dhe morale. Ne nuk jemi numra, jemi njerëz me dinjitet, por politikanët na shohin si të tillë, pra si numër – votë, andaj duhet të gjithë bashkërisht të bëhem një zë i fuqishëm deri në realizimin e kërkresave tona për një të ardhme më të mirë”, theksoi Hoxha.

Më tutje, shkrimtari Kim Mehmeti tha se “politikanët – hajdutë, pra ata që e futën vendin në lloç ata tani i thërrasin të formojnë ligjet, gjë që është absurde. “Por jonormaliteti i kësaj gjendje vazhdon me atë heshtjen tonë. E keqja ka edhe emër dhe mbiemër i keni dy përfaqësues të BDI-së nga shumë të tjerë që janë të tillë, të cilët thirren nëpër gjyktata amerikane për vjedhje të milionave. Ata ju kujtojnë vetëm kur vijnë zgjedhjet, edhe pse i kanë bërë të gjithë të zezat e mundshme. Ata na kujtojnë si vëllezër vetëm kur u nevojiten votat tona. Nuk na vjen e keqja më e madhe vetëm me atë që na bëjnë keq vazhdimsht këta hajdutë politikanë, por me atë që vazhdojmë të heshtim… Kur e keqja i bën presion në vazhdimësi të mirës, ajo patjetër diku të eksplodoj, pra është koha e fundit që t’i ndihmojmë rinisë sonë të mrekulleshme e cila është shumë më e realizuar në të gjitha aspektet, që përfundimisht të dalim nga kjo e keqe e madhe që na ka kapluar të gjithëve”, – theksoi Mehmeti.

Takimi përfundoi me bashkëbisedim me të pranishmit në sallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button