Apple pezullon planet për shërbimin TV online

Apple ka pezulluar planet për lançimin e një shërbimi që shfaq në kohë reale përmbajtjet televizive nëpërmjet internetit.

Plani i Apple-it për të shitur një paketë me 14 kanale për 30 dollarë deri në 40 dollarë në muaj u kundërshtua nga kompanitë mediatike, të cilat donin më shumë para për programacionet e tyre.

Sipas Bloomberg, Apple ka shtyrë planet për të lançuar një shërbim televiziv live pasi kompanitë mediatike kanë kërkuar një çmim më të lartë. Në vend të kësaj, Apple do të lejojë kompanitë mediatike të shesin shërbimet e tyre direkt tek klientët nëpërmjet App Store.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button