Ushqimet që mund t`i përdorni si maskë për flokë

Ja disa ushqime që mund t`i kombinoni dhe t`i përdoroni si maska për flokë:

1.Avokado dhe vaj ulliri, e mbushur me vitamina dhe yndyrna për të ushqyer dhe zbutur flokët e thatë!

Bëni një pure avokado, pastaj shtoni 2 deri në 3 lugë vaj ulliri dhe përziejeni mirë. Si fillim lagini flokët tuaj dhe më pas aplikoni maskën me avokado duke e përhapur në mënyrë të barabartë dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë rrënjëve të flokut. Lereni maskën të punojë për 45 deri 60 minuta dhe më pas shplajeni. Përdoreni çdo javë për rezultate më të mira.

2.E bardhë veze, limon dhe vaj ulliri

Proteinat në të bardhën e vezës do të bëjnë mrekulli në riparimin e flokëve të dëmtuar. Përziejeni mirë të bardhën e vezës me 1 lugë lëng limoni dhe 2 deri 3 lugë vaj ulliri. Aplikoni maskën lirisht dhe mbajini flokët në një peshqir për të shmangur një rrëmujë të vërtetë. Lëreni maskën për rreth 20 minuta, pastaj lajeni kokën normalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button