Turqi, arrestohen një numër i madh i të dyshuarave si pjesë e organizatës terroriste FETO

Policia turke në një operacion të gjerë në gjashtë qytete ka privuar nga liria një numër të madh të njerëzve të lidhur me organizatën terroriste FETO, të udhëhequr nga Fethullah Gylen, për të cilin më parë është lëshuar urdhër-arresti, i cili aktualisht banon në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë, kreu i firmës ndërkombëtare të avokatëve Amsterdam&Partners, Robert Amsterdam, më 9 dhjetor deklaroi se lëvizja e Fetullah Gylen-it, është e përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Sipas Amsterdam, Lëvizja e Fetullah Gylen-it në disa shkolla në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikë ka sjellë mësues të cilët nuk i plotësojnë kriteret e nevojshme, dhe në këtë mënyrë kanë marrë vizat amerikane.

Udhëheqësi i organizatës terroriste FETO në këtë mënyrë, sipas Amsterdam, është përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Zyra e kompanisë së lartpërmendur i kërkoi gjykatës në Pensilvani që Gyleni të ndiqet sipas padisë prej gjashtë pikave.

Rikujtojmë se Republika e Turqisë ka lëshuar një urdhër të kuq për udhëheqësin e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, kurse nga SHBA-të është kërkuar ekstradimi i tij në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button