Mbi 400 mijë azilkërkues janë regjistruar gjatë verës

Numri i azilkërkuesve në Evropë është dyfishuar gjatë verës në raport me pranverën e kaluar, me më shumë se 410,000 persona të regjistruar që vinë kryesisht nga Siria dhe Iraku, sipas të dhënave të publikuara sot nga zyra evropiane e statistikave “Eurostat”.

Nga muaji korrik deri në muajin shtator, 413,815 emigrantë kanë paraqitur një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Gjermania dhe Hungaria mbajnë vendin e parë. Më shumë se gjysma e kërkesave të paraqitura për këtë periudhë janë bërë në këto dy vende (respektivisht 108,0305 kërkesa dhe 108,085), rreth 26% të azilkërkuesve në Evropë për secilin nga dy vendet”, sipas Eurostat-it.

Pasojnë Suedia që ka regjistruar 10% të kërkesave (42,500), Italia (28,400) dhe Austria (27,600). Në Francë, 17,640 azilkërkues janë regjistruar këtë verë, rreth 4,3% të numrit total të azilkërkuesve në Evropë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button