Ban Ki-moon dënon deklaratat e Donald Trump për muslimanët

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar qëndrimin e kandidatit presidencial republikan, Donald Trump se muslimanëve iu duhet ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i tij, Farhan Haq përkujtoi se Sekretari i përgjithshëm i OKB-së disa herë ka folur për të gjitha format e ksenofobisë dhe deklaratave kundër emigrantëve, grupeve racore apo fetare.

“Ne nuk besojmë se dikush duhet të ndjek çfarëdo lloj retorike e cila bazohet në islamofobi, ksenofobi, urrejtje ndaj ndonjë grupi tjetër”, tha Haq.

Donald Trump të martën bëri thirrje për ndalimin e “plotë” të muslimanëve në SHBA, pas aktit terrorist të para disa ditëve  në Kaliforni, ku humbën jetën 14 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button