OKB: Vendet që nuk pranojnë refugjatët muslimanë mbështesin terrorizmin

Vendet të cilat refuzojnë të pranojnë refugjatë sirianë për shkak se janë muslimanë mbështesin grupin ekstremist sikur DAESH, deklaroi komisionari i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kur njerëzit flasin se nuk mund të pranojnë refugjatë sirianë sepse janë muslimanë, ata ndryshe ndihmojnë grupet terroriste dhe u mundësojnë atyre që të jenë efektiv në rekrutimin e pjesëtarëve të tyre”, tha Guterres në konferencën për gazetarë.

Ai shtoi se sulmet në Evropë mund të lidhen me njërin apo dy personat që kanë hyrë me refugjatët e tjerë, duke shtuar se bëhet fjalë për “terroristë vendor”.

Më pas ai shtoi se ky problem nuk mund të zgjidhet me mbylljen e kufijve.

“Gjëja kryesore është të binden rekrutët potencial të organizatave terroriste se kjo nuk është mënyra e shprehjes së mllefit të tyre apo shqetësimin për perspektivën e tyre”, tha Guterres.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button