Errësirën e bëra mike

Në destinacionin e ashtuquajtur jetë njeriu jeton e vepron,vuan e fiton,punon dhe gjurmon,zhgënjehet e prap beson,ëndërron e realizon.

Jetën secili e sheh mbi pikëpamjet e veta personale.Ajo nuk është e lehtë as për të pasurin as për të varfërin.Një qenie njerëzore sa të jetë gjallë mëson,punon,lufton,sakrifikon drejt një të ardhmeje të ndritshme dhe drejt asaj që ëndërrojmë dhe duam t’a realizojmë.

Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si duam.Jo gjithcka është në favorin tone.Disa gjëra I përcakton edhe vet fati.Askush nuk është I zoti të ndryshoj atë që fati e ka shkruar.

Kam dëgjuar të thonë se sa më e vështirë është për të pasur dicka aq më shumë e duam atë.Gjithmon vrapojmë pas gjërave që e dim që nuk mund t’i kemi.

Shpesh dështojmë në ndonjë qellim të caktuar,por kur rrëzohemi duhet prap të ngrihemi.Jeta është e tillë,cdo e mire ka një të keqe dhe cdo e keqe ka një të mire.

Për të qenë të suksesshëm duhet të jemi sfidues ndaj pengesave,guximtar për të sakrifikuar,dhe të forte për të përballuar.Atëherë kur dështojmë,atëherë kur rrëzohemi sa nuk kemi forcë për t’u ngritur na mbulon dëshprimi. Na kaplon një vetmi e plotë e një stuhi e madhe mendimesh.Duket sikur nuk mbet asnjë pikë vullneti mbrenda nesh,humb dëshira,humb shpresa për të vazhduar më tej.

Jetën e bëjmë të pakuptimtë.Preferojmë të qëndruarit vetëm .. të menduarit pafund.Adhurojmë gjumin ngase aty nuk jemi në rjedha me ralitetin e hidhur.Cdo gjë pothuajse merr një kahje tjetër si në aspektin fizik,mendor,e psiqik.

Asgjë nuk duket me vlerë dhe cdo gjë duket e thjeshtë.

Ditët kalojnë sa hap e mbyll syt.

Njeriu kur sprovohet mëson më shumë.Mësojmë në shkollë,mësojmë nga shoqëria,mësojmë nga kaptina e një libri,mësojme nga përditshmëria,por mbi të gjitha qoftë edhe ndonjë mësues apo prind ndonjëherë njeriu meson më shumë nga një xhep i zbrazët,një rrugë dhe një zemër e thyer.E nesërmja është një surprizë e rezervuar nga Zoti.

Ngrihu pra!

Nuk duhet pikëlluar.Cdo gjë ndodh për ndonjë arsye.Asgjë muk ndodh rastësisht.Errësira nuk duhet bërë mike.Duhet të luftojmë e të shpresojmë nëse duam të ngrihemi prap.

Pas cdo vështirësie vjen lehtësimi.Cfarë do qoftë rezultati që merr ,të mire apo të keq kjo është ajo që po mësojmë nga jeta.

Ngrihu dhe lufto.Puno,vlerëso,sakrifiko dhe realizo.

T’a vahdojmë rrugëtimin e ashtuquajtur Botë.

Asgjë nuk ka përfunduar përderisa ti ende vazhdon të marrësh frymë.

Jeto..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button