Tetovë, do të ndërtohet kryqi gjigand në fshatin Bervenicë?!

Në një postim në rrjetin social “facebook” Shoqata e vëllazërisë krishtere njofton se do të ndërtojë një kullë prej shkëmbi në fshatin Bervenicë. Sipas tyre, në majën e saj do vendosin edhe një kryq i ndriçuar gjashtë metra të lartë, njofton TetovaSot.

“Jemi të nderuar të ju informojmë që vëllazëria krishtere ka filluar ndërtimin e një kulle prej guri, në majën e të cilit do të vendoset kryqi ndriçues me dimensione 6×4 metra në zemër të Pollogut, nën malin Sharr dhe Malit të Thatë. Ne synojmë të gjithë së bashku dhe të bashkuar për të ndërtuar një kullë krishtere dhe Kryqin e Shenjtë që të jetë themeli dhe mbrojtësi i besimit tonë në Tetovë dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e shoqatës krishtere.

Nga kjo shoqatë, poashtu kanë kërkuar nga të gjithë krishterët e Maqedonisë dhe më gjërë që të donojnë ndihma materiale dhe fianciare për ndërtimin e këtij kryqi gjigand në zemër të Tetovës, e cila do të shihet nga të gjitha anët, njëjtë si ai në Vodno në Shkup.

Ова е ПОРАКА до сите православни Македонци внатре и надвор од неа. Сакаме да Ви честитаме на Патриотизмот….но на…

Posted by Hristijansko Bratstvo on Monday, November 23, 2015

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button