Pa verifikime lajmi mbetet ilegal

[Recension “Skandal Fabrika ilegale u zbulua në shkollën e tregtisë në Çair”]

Teksti që po recensojmë është një informatë që sot e kësaj dite ende nuk e kanë zbardhur tërësisht autoritet dhe prej këtu edhe rendja pas senzacionit që lidhet me këtë lajm është mëse i pritur. Por kjo nuk e arsyeton asnjë shkrim lidhur me këtë temë që nuk ka fare bazë. Autori i këtij teksti ka ngritur dyshime për një fabrikë ilegale për prodhimin e atleteve gjoja të zbuluar në bodrumin e shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, mirëpo nga Doganat e Maqedonisë nuk kanë saktësuar se ku është gjetur fabrika e paligjshme.

Skandal Fabrika ilegale u zbulua në shkollën e tregtisë në Çair FAKTE.NETLinku deri te artikulli origjinal: Fabrika ilegale u zbulua në shkollën e tregtisë në Çair

Data dhe koha e publikimit: 20/11/2015

Data e recensionit: 23/11/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Nuk ka konfirmimin nga asnjë person zyrtar, vetëm dyshimet që u paraqitën në opinion janë marrë si për bazë të lajmit. Autori ka huazuar lajmin nga “Fakte.net” pa u munduar që të  zgjërojë informatën me të gjitha palët e tanguara. Gazetari tërë kohën ka akuzuar drejtorin e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” por në asnjë moment nuk tregon se ka tentuar ta kontaktojë ata dhe ta pyes  nëse këto akuza janë të vërteta. Edhe po të ishte përgjigjur edhe po të mos ishte përgjigjur drejtori, gazetari do ti kishte “duart e pastra” pasi që ka kryer obligimin e tij për konfirmin e lajmit që e shkruan.

“Mediat vendase sot lajmëruan për një akcion të drejtorisë së doganave në Çair, me ç’rast u zbulua një fabrikë ilegale për prodhim të patikave të brendeve të njohura botërore “Nike”, “Puma”, “Adidas”. Fakte raporton se kjo fabrikë ilegale u gjet në hapësirat e podrumit të shkollës së mesme të tregtisë “Cvetan Dimov” në Çair”

Një kualifikimin i këtillë rrezikon edhe padi nga krerët e kësaj shkolle, në qoftë se dëshmohet më tej se informata nuk është e vërtetë.

“Siç është e njohur, drejtori i shkollës së mesme SH.Z. është kuadër i BDI-së, sikurse edhe bashkëpartiaku i tij, ministri i arsimit. A do të mbajë përgjegjësi morale dikish për këtë skandal?”

Autori kërkon përgjegjësi nga politikanët shqiptar dhe drejtuesit e kësaj shkolle që janë kuadër i BDI-së por kërkesën nuk e bënë siç duhet. Gazetari nuk ka të drejtë të vendosë veten në rolin e qytetarit apo partisë politike duke kërkuar llogari kështu troç, pasi që atij i është dhënë pushteti për të balancuar, për të vendosur gjërat në peshore, kurse ata që e lexojnë lajmin e tij të kenë mundësi vetë të gjykojnë. Ky lajm ka shumë element hulumtuese, por fakti që shumica e mediave kanë preferuar të përcjellin vetëm njoftimin zyrtar të Doganave, e zbeh të gjithë natyrën e tij. Fillimisht ka pasur mundësi që të kërkohet prononcim shtesë nga Doganat se ku janë gjetur saktësisht këto atlete, dhe a ka zyrtarë publik të përfshirë në këtë aktivitete të paligjshme pasi që krimi dhe korrupsioni i personave publik është informatë që më së shumti ka të drejtë ta dijë populli i cili e sjellë në atë post dhe ia paguan rrogën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button