Edhe Pavloviç-Llatas flet për atë se pse kemi notë negative nga BE për mediat në Maqedoni!

Miq të dashur ,

Ky gazetarë e kryeredaktor, pa fije turpi flet për gjendjen në mediat në Maqedoni. Bile fajin për notën negative në këtë fushë si duket ia mvesh opozitës maqedonase në fakt LSDM-së. Pra gazetari që sipas projektit “E vërteta për Maqedoninë “, dekonspirohet i implikuar në regjin dhe konstruimin e “Lajmeve”, në mediumet ku ai punon, edhe atë me skemë për dezinformim dhe vënie në lajthitje të opinionit. Kjo nuk është vetëm shpërdorim ordiner nga një kryeredaktorë por bile edhe më shumë se kaq.

A nuk është kjo hipokrizi e llojit të vetëm ? Gazetari që mbështeti secilin pushtet , duke e lavdëruar dhe duke e fshehur realitetin , pastaj duke e konstruktuar segmente filmike për ta lajthitur opinionin krejt këtë në shërbim të partive në pushtet dhe interesave të ndryshme, bisedon në tavolinë për statusin dhe të drejtat e mediave dhe të gazetarëve. Kjo është paradoksi që mund të mundësohet vetëm në shoqëritë e topitura .

A mund të merret si e drejtë për të shprehur mendimet lirshëm për këtë pozitë të mediave dhe gazetarëve në Maqedoni , nga gazetari i cili në mënyrën më flagrante ka shkelur rëndë të drejtën e opinionit për tu informuar drejt dhe objektivisht për çështje konkrete, dhe thjesht kryeredaktorë që ka shkelur rëndë interesin publik, për interesa të veta dhe konjukturave të partive në pushtet. Po si duket, ka të ngjarë se, sa më represiv, sa më demagog e sa më mashtrues të jesh në shoqëri të përgjumura, aq më tepër të duan, të respektojnë bile të vlerësojnë si i ditur. Kjo është çështja do të thoja unë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button