ITSHKSH pjesë e projektit për zbardhjen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, e vizitoi Haki Kosumi, nga Instituti i Historisë së Kosovës, dhe kryetar i Këshillit Koordinues të Familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë.

Kosumi, siç thuhet në kumtesën e ITSHKSH, e njoftoi drejtorin e Institutit, Skender Asani, lidhur me projektin e ri të mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës, me titull: “Krimet e lufës dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998 – 1999″.

Në këtë projekt, do të punojë një ekip hulumtuesish profesionistë të Kosovës prej shtatë anëtarëve, ndërsa do të jenë edhe dy konsulentë të jashtëm, nga Tirana dhe Shkupi, bëhet fjalë për akademik Marenglen Verli nga Tirana dhe Dr. Skender Asani nga ITSHKSH nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button