Çështja e mediave: Bisedimet e grupeve punuese në rrugë qorre

Kanë vazhduar edhe sot bisedimet e gupeve punuese në Klubin e deputetëve, ku po diskutohet çështja e mediave. Edhe pse ishte paralajmëruar që deri të premten e kaluar bisedimet të rezultojnë me zgjidhje, një gjë e tillë nuk u arrit. Partitë vazhdojnë të sulmojnë njëra tjetrën për propozime joracionale dhe në dëm të interesit publik, ndërkaq lehtësuesi Piter Van Hojte thotë se po mundohet sa më shpejt të vijnë deri te zgjidhja përfundimtare, raporton Portalb.

Robert Popovski, përfaqësues i LSDM-së në bisedime, i quan spekulime qëndrimet e VMRO-DPMNE-së.

“Duhet ta sqarojmë fushatën vulgare që po e bën VMRO-DPMNE nëpër media, duke shpërndarë spekulime. Ne që në fillim kemi qenë ‘pro’ përfshirjes së organizatave të gazetarëve në bisedime. Faktori ndërkombëtarë kanë thënë se ndryshe duhet të zhvillohet ky aktivitet. Por, definitivisht që të dihet kush për çka po bën përpjekje, kush është për demokratizimin e institucioneve, kush është për vazhdimin e status quo-s dhe kush është për partizimin e institucioneve, do të kërkojë që mediat dhe të tjerët që shprehin interes të jenë pjesë e bisedimeve dhe të marrin pjesët në takimet e grupeve punuese”, tha Popovski.

Sipas tij, gjithçka që nënkupton demokratizimin të institucioneve për LSDM është e pranueshme.

Nga ana tjetër Ilija Dimovski, nga radhët e LSDM-së akuzon LSDM-në se po tenton ë vendosë censurë shtetërorë.

“Disa principe janë me rëndësi për ne. LSDM propozoi që shteti të ketë mundësi për rregullim dhe censurë të kualitetit të mediave. Më vjen keq që kjo LSDM që fliste për demokraci u turpëruan me këto kërkesa për partizimin e Radio Televizionit të Maqedonisë. Ne absolutisht nuk pajtohemi me kërkesat e tyre. Është fakt se ka problem, jo vetëm në Maqedoni, ka probleme në gjithë Ballkanin, por edhe në nivel evropian. Ne propozojmë mbështetjen e shtetit në procesin e vetë-rregullimit. Ne propozojmë që shteti t’i jep mundësi që mediat të sjellin akte të brendshme për rregullimin e standardeve që kanë të bëjnë me etikën. Propozojmë liberalizimin e tregut. Propozimet tona janë bazuar në rekomandimet e Këshillit Europian”, theksoi Dimovski, raporton Portalb.

Ai thotë se nuk pajtohen me rritjen e gjobave për mediat. “Propozimet e tyre nuk janë racionale. Ne nuk jemi për censurë shtetërore”, përfundon Dimovski.

Lehtësuesi Piter Vanhojte sot para gazetarëve ka prezantuar disa propozime se si duhet të jetë i rregulluar Ligji për mediat.

“Duam që ligji të jetë sa më pak kufizues, duke u fokusuar më shumë në shfuqizimin e  gjobave, kërcënimeve dhe dënimeve. Në mënyrë që të krijojmë Televizion Shtetëror plotësisht të pavarur. Sistemi aktual i financimit duhet të rishikohet.

Ai më tej ka shtuar se RTVM duhet të ketë fonde të garantuara dhe pavarësi se si t’i harxhojë. Reklama pa pagesë si në transmetuesin publik ashtu edhe në ata komercial, për mesazhe që kanë të bëjnë me interesin publik.

Vanhojte pret që palët sa më shpejtë të arrijnë zgjidhje për këtë çështje./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button