Pacolli: Po ndodhin gjëra të turpshme në vendin tonë

E plotësuar– Për situatën e krijuar në Kuvend nuk ka heshtur as Behgjet Pacolli i AKR-së.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur shqetësimin ndaj zhvillimeve në institucionin e legjislativit të vendit, transmeton Koha.net.

“Jam tejet i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, por edhe me ngjarjet e 28-Nëntorit. Një ditë që duhej të ishte një ditë feste për të gjithë. Jemi në prag të ardhjes së sekretarit amerikan i Shtetit, z. John Kerry, në Kosovë, dhe ajo që po ndodh në vendin tonë është një turp i madh i krijuar nga Qeveria, por edhe nga opozita, e cila po vazhdon me bllokadën e saj. Liderët politikë duhet të mendojnë seriozisht a janë duke vepruar në interes të popullit! Kosova është një vend i vogël me shumë probleme të tjera, nuk na duhet edhe kjo!” ka shkruar ai.

………………………………………………………………………………

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili është arrestuar për shkak se ai kishte dy bombole gazi, transmeton Koha.net.

Në komunikatën e Policisë thuhet:

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, lidhur me seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e mëhershëm të kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e nevojshme policore, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës me zyrtarët e sajë policor ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kontrollit tek deputeti, Ismaili janë gjetur në posedim dy (2) bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës.

Zyrtarët policor bazuar në procedurat ligjore të njëjtin e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore, të cilat do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, ndërsa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë.

Ndërsa pas hyrjes së kryesisë dhe deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, përsëri nga deputet të caktuar është hedhur mjet i dyshuar i cili po ashtu dyshohet se është gaz lotsjellës.

Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-së, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar.

Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar.

…………………………………………………………….

Personeli i sigurimit nuk është duke lënë që deputetët e opozitës të kthehen në sallën për seancën e Kuvendit, raporton Koha.net.

Sipas raportimeve, ata po kalojnë kontrollin, por s’po lejohen të hyjnë në sallën plenare.

……………………………………………………………………………………………………….

Policia ka evakuuar stafin e QKUK-së nën dyshimin se në administratë është gjendur një mjet i dyshimtë.

Alarmi është në Klinikën e Syve.

……………………………………………………………………………………………

Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

……………………………………………………………………………….

Është hedhur sërish gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Haxhi Shala i Nismës për Kosovën dhe Ismajl Kurteshi i Vetëvendosjes hodhën gazin lotsjellës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button