Dagestan, vriten tre seperatistë në përleshje me forcat ruse

Të paktën tre persona janë vrarë në operacionet e forcave të sigurisë dhe njësisë federale ruse që janë kryer mbrëmë në Dagestan, në rajonin lindor të Kaukazit të Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Republikës së Dagestanit thanë se forcat e sigurisë mbrëmë ndërmorën operacionet ushtarake në vendet Suleyman, Stalsk dhe Magarmkent dhe se me këtë rast ka patur një shkëmbim zjarri mes anëtarëve të grupeve të armatosura militante.

Në përleshje me policinë mbeti i vrarë lideri i grupit “Tabasaran” Mahmud Mahmudov, lideri i grupit “Sulejman-Stalsk” Robert Melikov dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt Hasan Memedyarov.

Bëhet fjalë për grupet militante në Dagestan të cilat veprojnë si degë e rrjeteve seperatiste që luftojnë për krijimin e shtetit të pavarur të ashtuquajtur “Emiratet e Kaukazit”, i cili dyshohet se më herët i ka dhënë betimin organizatës terroriste DAESH.

Forcat ruse të sigurisë ka disa muaj që kryejnë operacione të gjera kundër grupeve seperatiste në Kaukazin Verior. Të paktën 11 persona janë vrarë në operacionin e javës së kaluar të ushtrisë dhe njësisë federale ruse në Republikën e Kabardino-Balkarias, në Kaukazin Verior.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button