Sulmohet një anije mallrash polake në afërsi të bregdetit të Nigerisë, rrëmbehen 5 persona

Disa persona të armatosur kanë rrëmbyer pesë marinarë polakë, përfshirë kapitenin dhe tre oficerë të një anije mallrash në ujërat nigeriane, ka konfirmuar Qeveria e Polonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Witold Waszczykowski ka deklaruar se marinarët në fjalë janë rrëmbyer të enjten mbrëma nga anija Szafir.

Anëtarët e mbetur të ekuipazhit, 11 prej tyre, të cilët i kishin shpëtuar rrëmbimit pasi janë barrikaduar brenda anijes, janë të sigurtë dhe me ta janë përfaqësuesit e Qeverisë, ka thënë ministri polak.

Ministri i Ekonomisë Detare, Marek Grobarczyk ka thënë se dyshohet se sulmin e kanë kryer piratët.

Anija, e cila është në pronësi të kompanisë polake, por e cila lundronte nën flamurin qipriot, ndodhej rreth 30 milje detare nga bregu nigerian.

Aktualisht nuk ka informacione për të lënduar dhe nuk janë gjetur gjurmë të gjakut, ka thënë Waszczykowski. Anija është dëmtuar në zjarrin të cilin e hapën sulmuesit.

Waszczykowski gjithashtu tha se Qeveria e Polonisë pret të bie në kontakt me rrëmbyesit, në mënyrë direkte apo me anë të Qeverisë nigeriane për të filluar negociata.

Anija lundronte nga Atwerpi belg në drejtim të Nigerisë, dhe transportonte vinça metalike dhe pajisje të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button