Rusia rikthen regjimin e vizave me Turqinë

Hapi i radhës së Rusisë në marrëdhëniet ndërshtetërore me Turqinë, pas rrëzimit të bombarduesit rus në kufirin turko-sirian, është suspendimi regjimit të lëvizjes pa viza që e zbaton me Turqinë.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi duke filluar nga 1 janari i vitit 2016, ka deklaruar ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, njoftojnë ,medie të huaja.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev dje njoftoi se Qeveria e Rusisë planifikon edhe një varg sanksionesh ekonomike dhe në marrëdhëniet humane me Turqinë si pasojë e incidentit të fundit ajror mes dy fuqive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button