Franca përjashton mundësinë e ndërhyrjes tokësore në Siri

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, ka deklaruar se forcat e regjimit të Sirisë mund të marrin pjesë në ofensivën tokësore kundër organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Fabius duke folur në radion RFI në lidhje me luftën kundër DAESH-it në Siri u shpreh se: “Ekzistojnë dy lloj masash. Këto janë bombardime nga ajri dhe ndërhyrje tokësore. Ne nuk mund të flitet që të marrim pjesë në sulmet tokësore. Por Ushtria e Sirisë së Lirë, forcat arabe Sunnite dhe forcat e regjimit pse jo?”.

Kryediplomati francez ka theksuar ndër të tjera se DAESH duhet të neutralizohet dhe se duhet të arrihet një dakordësim politik në Siri. Duke vënë në dukje se forcat opozitare në rajon duhet të bashkohen u shpreh se: “Duhet të bashkojmë opozitarët. Të formohet qeveria e bashkuar dhe duke bërë një kushtetutë të re duhet të shkohet në zgjedhje brenda 18 muajve”.

Pas sulmeve terroriste në Paris avionët francezë të ngritur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Jordania javën e kaluar bombarduan Qendrën e Komandës së DAESH-it në bazën në Rakka dhe kampet e trajnimit si dhe depot e armatime të DAESH-it. Avionët francezë që nga muaji shtatorë bombardojnë objektivat e DAESH-it në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button