​Lubonja: Rama si Hitleri, ia kanë fajin shqiptarët

Fatos Lubonja thotë se kryeministri Rama është totalitar, që i do të gjitha pushtetet për vete. Deklaratat Lubonja i ka bërë gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në Ora News.

“Disa gjëra është gjynah mos ti shohim, Shqipëria është pas Sirisë që kërkon azil në Gjermani që është në gjendje lufte. Shqipëria pas Sirisë, ne kemi shenja evidente të zhgënjimit në rritje. Ka një problem që ngulmoj sa i suksesshëm është se është Kryeministër, problemi kryesor është ky që ndodh me Ramën, në Shqipëri ndodh kryesisht, ti hymë psikologjisë. Një nga gjërat kryesore që vëmë re edhe kur merresh me artin me median, mendja totalitare, duam të ndërtojmë demokraci, institucione.

Maksi përmendi anën e jashtme të Bashkisë, por ndërtimi i një institucioni do të thotë që kur ti ikën institucioni vazhdon, ikën ke ndërtuar shtet, kur ikën si Kryeministër. Je kryetar bashkie, ke ndërtuar një institucion që vazhdon, me urbanistikë, arkitekturë. Ça ndodh me Ramën? Rama është ekstrem. Iku Minisrja e Kulturës shkoi në bashki, më pas në PS institucioni fillon nga 0. Problemi është personalizimi i institucionit kur të gjitha gjërat identifikohen me një njeri po ta marrim nga ana psikologjike, e kanë të theksuar personalizimin. Do të jap një histori, shumë të hershme të Ramës. Një qeveritar pushtetar, një njeri që do vendin dhe i shërben vendit, ka dëshirë tha Maksi. Edhe Hitleri e di çfarë tha. Mbaroi lufta, shkatërroi Gjermaninë dhe tha:

“Ju s’më meritonit mua” i tha popullit gjerman, ky është problemi i madh, ka dëshirën e mirë por e kanë problemin shqiptarët. Një udhëheqës që kërkon ta ndryshojë Shqipërinë në demokraci, nuk personalizon. Edhe femra që vë, që mburret, edhe femrat jo se ka respekt, jo as statistikë sepse shfrytëzon mendësinë tradicionale, që femra është e pak e heshtur, nuk thotë gjë. Më thuaj një nga femrat që i ka thënë një kritikë të vetme gjatë ëktyre 20 vjetëve. Atëherë s’ke asnjë, si është e mundur, a mund edhe gjeni sikur të jetë njeriu kur i merr të gjitha pushtetet. Kjo vetëm korruptohet por edhe gabon, më thuaj një këshilltar të mençur, një kritikë me thuaj. Të eliminon si kundërshtar, kjo është mendësia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button