“Rrëzimi i avionit rus mund të komplikojë situatën në Siri”

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së në Gjenevë, Ahmed Fevzi tha se rrëzimi i avionit luftarak rus i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke, mund ta komplikojë edhe më shumë krizën në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyrës së OKB-së në Gjenevë, Fevzi në konferencën për mediat, pyetjes se si do të ndikojë rrëzimi i avionit rus iu përgjigj duke thënë: “Kjo, mund të shkaktojë që problemet (kriza në Siri) të bëhen më të komplikuar”.

“Të gjithë ne, në këtë rajon dhe jetët tona dëshirojmë të shohim se terrorizmi ka përfunduar. Për këtë shkak, të gjitha vendet morën vendim që ti marrin të gjitha masat e nevojshme, por gjatë kësaj duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare humanitare dhe se nuk duhet të shkelen të drejtat e njeriut”, ka thënë Fevzi.

Ndaj avionit luftarak rus të llojit Su 24 i cili e kishte shkelur hapësirën ajrore turke në rajonin Bayırbucak të Sirisë, kishin ndërhyrë dy avionë lufatarkë F-16 të Turqisë që ishin në detyrën e tyre të patrullimit.

Aeroplani u rrëzua në veriperëndim të Sirisë pranë qytetit turkmen të Bayirbucak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button