Kurti: Gaz lotsjellës jo vetëm për qytetarët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili është në kërkim të policisë së Kosovës ka drejtuar një shkrim autorial në drejtim të mediave.

Kurti, përmes këtij shkrimi po e arsyeton hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës me dëmin që mund të sjell “Zajednica”.

“Gazi lotsjellës i cili plaste në një sallë me rreth 150 njerëz ikte për më pak se gjysmë ore, ndërsa instalimi i ‘Zajednicës’ do t’iu mbetet dy milionë njerëzve për dekada të tëra. Më mirë ta bllokojmë përkohësisht Kuvendin me gaz lotsjellës sesa të na bllokohet përjetësisht Republika me ‘Zajednicën’ e Serbisë. Duke iu falënderuar opozitës së bashkuar, gazi e spreji lotsjellës nuk hedhen më vetëm kundër të varfërve dhe rinisë kosovare nëpër rrugët e kryeqytetit, por edhe kundër qeveritarëve të pasur dhe deputetëve të tyre në Kuvendin e Kosovës. Kur goditej me gaz e sprej qytetari në protestë, kjo gjë fare nuk problematizohej dhe asnjëherë nuk quhej dhunë. Tash që atë e përjetuan njerëzit e regjimit në Kuvend, përnjëherë gazi e spreji lotsjellës na u bënë dhunë e rrezikshme, armë kimike, helm toksik e çka jo tjetër”, shkruan Kurti.

Ai, tutje thotë se gazi lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës që s’po arrin të fillojë, nuk është armë por municion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button