Turqia sulmon një aeroplan luftarak rus (VIDEO)

Një aeroplan lufte rus është goditur nga ushtria Turke afër kufirit të tyre me Sirinë, njofton Daily Mail.

2EC2E74F00000578-3331558-image-a-45_1448356497714Ankara dhe Moska kanë konfirmuar ngjarjen dhe sipas autoriteteve turke, aeroplani ka dhunuar hapësirën ajrore të shtetit të tyre dhe u shënjua pasi refuzoi disa herë paralajmërimet. Nga ana tjetër autoritetet ruse thonë se aeroplani i tyre ushtarak ka qenë në hapësirën ajrore të Sirisë dhe është goditur nga toka.

Pamjet nga rënia e aeroplanit janë publikuar në portalet Turke, kurse sipas mediave, dy pilotët e aeroplanit u lëshuan me parashutë ndërkohë që helikopterët ishin aty për t’i pritur përpara se të uleshin në tokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button