Koreja e Jugut ndihmë Sudanit për uljen e varfërisë

Koreja e Jugut i ka ofruar një ndihmë prej 300 mijë dollarë Sudanit që të parandalohen sëmundjet e shkaktuara nga kequshqyerja, duke kontribuar në zbutjen e varfërisë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori rajonal i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), Adnan Han në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se Koreja e Jugut ka dhuruar 300 mijë dollarë  që të parandalojë sëmundjet e shkaktuara nga kequshqyerja.

Han theksoi se ndihma e bërë nga Koreja e Jugut nëpërmjet programit do të përdoret gjatë një muaji për 90 mijë fëmijë, gra, shtatzëna dhe nëna gjidhënëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button