Brukseli në alarm, vërshojnë forcat policore nëpër qytet (FOTO)

Belgjika ka ngritur statusin e alarmit në kryeqytetin e saj Bruksel në nivelin më të lartë të shtunën, duke mbyllur metronë, dyqanet dhe kinematë dhe  duke paralajmëruar publikun të shmangë turmat masive pasi në çdo moment mund të bien viktimë e ndonjë sulmi terrorist.

Ndërkohë mediat raportojnë se policia është në kërkim të dy personave të cilët janë të pajisur me bomba, ku njeri prej dy personave dyshohet se është Salah Abdelsalam, organizatori i sulmeve ne Paris.

Masa vjen pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris , ku 130 persona humbën jetën dhe mbi 350 të tjerë mbetën të plagosur. Kryeministri belg Charles Michel tha se ekziston frika se një grup personash të armatosur me armë dhe eksploziv do të ndërmarrin sulme në disa pika të kryeqytetit.

Shërbimi i brendshëm publik ka mbyllur metronë deri të hënën në Bruksel pas rekomandimit të dhënë nga qendra e krizës, kurse autobusët raportohet se po qarkullojnë normalisht, pavarësisht se banorët janë këshilluar që të qëndrojnë brenda. Policia ka njoftuar qytetarët të shmangin vendet e populluara si qendrat tregtare dhe koncertet. Frika në Belgjikë është më e madhe pasi edhe një pjesë e mirë e sulmuesve të Parisit ishin rezidentë të saj.

Edhe organizatori i grupit Abdelhamid Abaaoud, ishte shtetas i Belgjikës me origjinë nga Maroku. Ai mbeti i vrarë gjatë aksionit të policisë franceze në San Deni, kurse Salah Abdelsalam, po shtetas belg, është ende në kërkim. Sakaq kryeqyteti italian Roma nuk është më si më parë që pas sulmeve të Parisit dhe që pas publikimit të videos së shtetit islamik se tashmë është radha e Koloseut romak dhe Big Benit të Londrës.

Forca të shumta police janë në terren duke patrulluar çdo vend publik në Romë, por veçanërisht Vatikanin dhe hapësirat rreth tij. Papa Francesku ka kërkuar të mos mbyllen dyert e kishës në prag të nisjes së vitit të shenjtë, kurse Minstri i Brendshëm Alfano deklaron se do të shtojë forcat e rendit në mënyrë shmangien e ndonjë incidenti. (Ora) /Gazeta Blic/

belgjika-6-655x478

belgjike1

beligjika-2

belgjika-1

belgjika-4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button