Facebook mendon edhe për ndarjen e çiftëve

Rrjetet sociale si Facebook ofrojnë opsione shtesë për lidhjet e komplikuara, sidomos kur një lidhje përfundon në ndarje. Rrjeti social po teston tani një veçori të re për të zbutur goditjen nga ndarja. Kjo veçori e re lejon përdoruesit të shohin më pak përmbajtje nga ish partnerët e tyre, pa pasur nevojë që t’i bllokojnë apo t’i heqin nga shokët në Facebook.

Nëse vendosni që mos t’i bëni bllok ish të dashurit apo të dashurës në Facebook, veçoria “Take a Break” do t’ju lejojë të “shihni më pak nga [vendosni emrin e ishit tuaj].” Kështu, kur të ndryshoni statusin e marrëdhënies, Facebook do të sigurohet që mos të shihni emrin e ishit tuaj në Furnizuesin e Lajmeve. Ju mund të shikoni gjithashtu postimet e vjetra me këtë persona dhe të hiqni etiketimin. Ishi juaj nuk do të jetë në dijeni të këtyre ndryshimeve.

Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button