Alarmante në Tetovë, niveli i helmimit 18 herë më shumë se norma e lejuar

Lëvizja Eco Guerilla u bën thirje qytetarëve që të evitojnë çdo dalje në ambient të hapur pasi niveli i helmimit të ajrit është në përmasa tmerruese.

Niveli i lejuar i grimcave PM10 është 50mg/m3 ndërsa në këto momente në Tetovë këto grimca arrijnë në 915 mg/m3 që nënkupton 18 herë më shumë se norma e lejuar.

Agjencia ndërkombtare për hulumtime të kancerit thotë se nëse niveli i këtyre grimcave rritet për 10mg/m3 atëherë shkalla e rrezikshmërisë nga kanceri rritet për 22%. Kjo shpjegon faktin se përse Tetova shënon rritje rekorde nga sëmundjet me kancer ku vetëm për 3 vite këto sëmundje u rritën për 80%.

U bëjmë thirje politikanëve tonë në pushtetin qëndror dhe lokal që të marrin masat e shumë kërkuara për ndaljen e këtij helmimi përndryshe në Tetovë nuk do të ngel njeri i gjallë për t’i votuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button