Veç përkthimi nuk justifikon botimin e lajmit

[Recension: “Kurir: Policët e revoltuar me zgjedhjen e Spasovskit në krye të tyre”]

Me të dalë në opinion emrat për ministra dhe zëvendës ministrat e ri dolën edhe shumë propaganda mbi ta, edhe pse procesi ishte pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: “Kurir: Policët e revoltuar me zgjedhjen e Spasovskit në krye të tyre”

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2015

Data e recensionit: 18.11.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë është një produkt gazetaresk tipik propagandistik. Teksti është përkthyer nga portali që konsiderohet pro-qeveritar “Kurir” që është i njohur në opinion për qëndrimet që mbron pushtetin.

“Emri i Oliver Spasovski që u propozua për ministër të ri të punëve të brendshme revoltoi përfaqësuesit e njësive speciale policore, shkruan Kurir.”

Teksti në gjuhën shqipe është përkthyer ashtu si në gjuhën maqedonase. Autori nuk ka tentuar ta verifikojë, ta bëjë të plotë apo edhe të marrë palën tjetër për t’u sqaruar.

Në tekst thuhet se një pjesë e madhe e përfaqësuesve të njësive speciale të policisë mendojnë se Spasovski nuk e ka vendin në ministrinë e punëve të brendshme. Megjithatë, në asnjë moment autori nuk paraqet qëndrimin e “njësitit special”, e të mos flasim më për “palën e dytë” e cila poashtu duhet të zinte vend në lajm.

Në këtë mënyrë si është plasuar lajmi është spekulativ, i paverifikuar dhe jo i plotë. Opinioni do informacione gjithëpërfshirëse dhe të mirëargumentuara.

Provimi i të dhënave dhe saktësia, sipas kodit etik gazetaresk, janë imperativ moral i gazetarisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button