Këshilli i Prindërve të Kosovës reagon për përfshirjen e nxënësve në protestë

Këshilli i Prindërve të Kosovës shpreh shqetësim lidhur me përfshirjen e nxënësve dhe fëmijëve në protesta dhe tubime të ndryshme ku përveç se humbet cilësia në mësim, edhe po rrezikohet shëndeti i tyre, njofton koha.net.

“Nëpërmes kësaj komunikate, ne, Këshilli i Prindërve të Kosovës, u bëjmë apel të gjithë nxënësve dhe prindërve të tyre që mësimi të jetë prioriteti i tyre kryesor”, thuhet në këtë reagim.

Po ashtu, ky Këshill kërkon nga MASHT-i, drejtorët e Shkollave dhe kujdestarët e klasave që të ndërmarrin veprime të duhura dhe mos të lejohet përfshirja e nxënësve nëpër tubime, protesta apo organizime jashtë planifikimit që ka Shkolla, “pavarësisht se nga kush thirren apo kush i organizon ato”.

“Shkolla është institucion arsimor dhe askush nuk ka të drejtë as ligjore e as morale të keqpërdorë fëmijët dhe ti privoj nga e drejta për mësim”, përfundon reagimi.

Ky reagim i Këshillit të Prindërve të Kosovës vjen pas raportimit të mediave se një nxënës i Shkollës Fillore “Faik Konica”, i moshës 6 vjeçare, është alivanosur derisa po zhvillohej protesta e opozitës në kryeqytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button